Ndahet nga jeta Uran Kostreci, ish-i burgosur politik, figurë emblematike e së djathtës antikomuniste
Uran Kostreci është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeccare. Ai vuajti padrejtësisht nën komunizëm 20 vjet burg sepse ishte kundër politikave të regjimit diktatorial. Homazhet për këtë figurë emblematike të antikomunizmit do të zhvillohen të martën, nga ora 8 deri në 11, pranë Institutit të të Përndjekurve Politik.
Këto vargje Uran Kostreci i shkroi ndërsa ndodhej në një prej burgjeve më famëkeq të të gjithë kampit komunist, në burgun e Burrelit.
Kurdo që ta takoje këtë ikonë të vuajtjeve të padrejta në burgjet komuniste, do të përçonte ndjesinë e një njeriu që e ka tejkaluar dhimbjen me qindra herë për të arritur të përçojë sot jo urrejtjen, por vendosjen e drejtësisë për krimet e kryera nën komunizëm.
Uran Kostreci do të burgosej në moshë të re për 20 vjet sepse shprehu vullnetin e tij për një jetë të lirë, jashtë prangave të diktaturës, por pikërisht policia e mendimit që krijoi sistemi totalitar komunist do ta dënonte duke e degdisur në kampet e ferrit dantesk, si Spaçi, Burreli, Qafë Bari.
Së bashku me bashkëvuajtësit e tij nga i njëjti kamp komunist, Slozhenjicini, Shalamovi, Valesa, Kostreci do të shkruante dhe dëshmonte gjatë për padrejtësitë që sjell diktatura në jetën e njeriut dhe të mbarë popullit.
Ai ka ndërruar jetë nè moshën 83 vjeçare, por sonetet e tij, kujtimet që ka lënë pas, dëshimtë për jetën nën burgjet komuniste dhe Epopeja e Karkalecave do të mbeten gjatë në mendjen dhe në bibliotekat e shqiptarëve.
