Ishte me pushime në Vlorë, ndërron jetë mjeku korçar

Ishte me pushime në Vlorë, ndërron jetë mjeku korçar

Ndërron jetë krejt papritur në moshën 50 vjeçare Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës Kujtim Shabani.

Burime zyrtare bëjnë me dije se vdekja e tij ka ardhur për shkak të një ataku kardiak teksa ishte me pushime së bashku me familjen e tij në Rradhimë të Vlorës.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të bluzave të bardha ka qenë e pamundur të mbahej në jetë mjeku Kujtim Shabani, 49 vjeç njeriu human i cili prej shumë vitesh ju ka shërbyer qytetarëve korçarë dhe jo vetëm.

Prej gati dy vitesh mjeku Kujtim Shabani ka trajtuar me profesionalizëm qindra e qindra qytetarë të juglindjes së vendit të infektuar me Covid-19.

Falë aftësisë dhe trajtimit që mjeku ju ka bërë pacientëve me Covid shumë prej tyre gëzojnë  shëndet të plotë.

Me vdekjen e Mjekut Kujtim Shabani Spitali i Korçës ka humbur një prej vlerave të mjekësisë, njeriun më human të bluzave të bardha. Korça ka humbur njeriun më të dashur.