Zjarr në Lushnje, rrezikohen banesa dhe biznese

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  tokat e Institutit te Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje. Mësohet se flakët  kanë rrezikuar banesat dhe bizneset përreth.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Zjarrfikësit e Lushnjes dhe ata të Divjakës, ndodhen në terren për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit.