Shuhet zjarri në Vermosh, digjen rreth 8 hektarë sipërfaqe

Reparti i zjarrfikësve ka arritur të neutralizoje vatrat e zjarrit në afërsi me piken kufitare të Gerçarit.

Tashmë, pas më shumë se 48 orësh nga shfaqja e zjarrit në shkurret dhe kullotat  e Vermoshit është bërë e mundur lokalizimi dhe me pas shuarja e flakëve.

Tashmë nga vatrat e zjarrit ka vetëm tym ,por megjithatë Kreu i Repartit te zjarrfikësve në Malësinë e Madhe, Besnik Hasaj thotë se në Vermosh vazhdojnë të qëndrojnë një automjet zjarrfikës dhe 5 efektivë të repartit  për të mos lejuar riaktivizim të zjarreve.

Nga verifikimet në teren bëhet e ditur se dëmet kanë qenë fatmirësisht të vogla.

" Situata është e qetë, zjarri është monitoruar dhe e kemi nën kontroll. Vatra të tjera zjarri aktive për momentin nuk ka. Deri tani janë djegur rreth 8 hektarë, pro dëmi ekonomik është i vogël pasi sipërfaqja e djegur nuk ka pemë. Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit. Zjarri sipas informacioneve tona është aksidental, por ne ja kemi referuar Prokurorisë këtë rast," tha Hasaj.

Hasaj u shpreh se janë marrë të gjitha masat për monitorimin e vatrës së zjarrit.