Kamionçina përplas fëmijën 12-vjeçar në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, tek kthesa e Krastës. Mësohet se një kamionçinë ka përplasur një fëmijë rreth 12-vjeç.

I mituri është transportuar në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.