Ndërtuan pa leje në zonën bregdetare, arrestohen pronarët e dy subjekteve në Durrës

Dy pronarë subjektesh në Durrës janë arrestuar në flagrancë pasi kishin ndërtuar pa leje në zonën bregdetare.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Resild Meta, 29 vjeç, banues në Shijak, Durrës  pasi në bregdet u konstatua duke ndërtuar një objekt me bazament betoni, konstrukt metalik dhe druri, pa lejen e organeve kompetente; dhe Mafmut Beja, 57 vjeç, banues në Shkafanë, Durrës pasi u konstatua duke ndërtuar në zonë bregdetare një objekt me themele betoni dhe konstruksion metalik e druri.

Gjithashtu policia ka proceduar penalisht dy personat të cilët po kryenin punimet, shtetasit Besard Doci dhe Urim Dama, për veprën penale "Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm."

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.