Operacioni për tenderin 25 mln euro, SPAK: 8 zyrtarë në burg, 1 në arrest shtëpie, zbardhen akuzat

Zbardhet njoftimi i Prokurorisë së Posaçme për arrestimet për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Në dokumentin e siguruar nga gazetarja e ora News, Keti Banushi thuhet se procedimi penal për veprën "shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike." Ka filluar në shtator të vitit 2020.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal në datën 03.09.2020 për veprën penale "shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike."

Nga aktet e administruara ka rezultuar se më datë 11.05.2020 në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara në ministrinë e brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të autoritetit kontraktor , Drejtorisë së përgjithsme të policisë së Shtetit me objekt" Blere dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të policsë së shtetit për 4 vjet me fond limit 2.800.347.570 lekë.

Gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarët e Njësisë së Prorkurimit shtetasi Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Klevis Hasani dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titulalren e organit qendror Blerës, Drejtor i Agjencisë së blerjeve të përqendruara, ku si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në  kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe krimin e organizuar ka vendosur:

1- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest me burg" ndaj personin nën hetim Edlira Naqellari, e dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim;

2- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest me burg" ndaj personin nën hetim Flutura Çekrezi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim;

3- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest në shtëpi" ndaj personin nën hetim Anisa Bogdani, e dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim;

4- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest me burg" ndaj personin nën hetim Ani Omuri, e dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim;

5- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest me burg" ndaj personin nën hetim Klevis Hasani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim;

6- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest me burg" ndaj personin nën hetim Kreshnik Bejkaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim;

7- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest me burg" ndaj personin nën hetim Fatmir Demneri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim;

 8- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest me burg" ndaj personin nën hetim Mariglen Buzali, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim;

9- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest me burg" ndaj personin nën hetim Gëzim Mingaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës ditën e sotme, 10 korrik.

Operacioni për tenderin 25 mln euro, SPAK: 8 zyrtarë në burg, 1

Operacioni për tenderin 25 mln euro, SPAK: 8 zyrtarë në burg, 1