Më shumë të infektuar se një ditë më parë, 15 raste pozitive me Covid në 24 orë

15 raste të reja dhe asnjë humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit nga Covid 19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në 2108 testime të kryera,  ku kanë rezultuar pozitivë 4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë.

Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,043 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Korrik 2021)
Raste të reja ditore       15
Të shëruar në 24 orë     6
Të shtruar në spitale      6
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2108

Testime totale             828,621
Raste pozitive             132,580
Raste të shëruara        130,043
Raste Aktive                        81
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            29
Elbasan           12
Fier                  11
Korçë             9
Shkodër          6
Vlorë                6
Lezhë                3
Durrës              2
Gjirokastër        2
Kukës                1