Policia greke shkatërron bandën që vidhte ATM-të e bankave me shpërthim eksplozivi

Policia greke ka shkatërruar një bandë të organizuar që hidhte në erë ATM-të e bankave në Atikë dhe Korint. Në këtë mënyrë ata përllogaritet të kenë përvetësuar 1,170,000 euro.

Vjedhjet me ATM u kryen duke përdorur gazra të ndezshëm ose eksplozivë. Sipas autoriteteve banda ishte aktive prej 2018, e përfshirë në vjedhje makinash, ndërsa anëtarët e saj lëviznin në mënyrë profesionale.

Në operacionin e sotëm ranë në pranga tre persona me origjinë të huaj, të moshës 30, 33 dhe 45 vjeç, anëtarë të organizatës.

Fillimisht për grabitjen e ATM-ve përdorinin gazra të ndezshëm. Po pas përpjekjeve të pasuksesshme të vjedhjes, gjatë të cilave ata kryenin shpërthimin por nuk arrinin të tërhiqnin paratë, e përmirësuan mënyrën e tyre të veprimit dhe filluan të kryejnë shpërthimet me një eksploziv të fortë që ata e vendosnin brenda ATM.

Për grabitjet ata përdornin  makina të vjedhura, të cilat më pas i digjnin. Ndërsa vetë ishin gjithnjë të veshur me kapuç dhe doreza, në mënyrë që të mos njiheshin nga kamerat dhe të mos linin gjurmë.

Gjatë kontrollit të banesave iu gjetën dhe konfiskuan bombola gazi, kabllo elektrike, fitila, pistoleta, gëzhoja, një sasi e vogël kanabisi, një numër orësh, telefona celularë dhe karta SIM. .

Nga hetimi i deritanishëm, është konstatuar pjesëmarrja e të akuzuarve në 11 vjedhje dhe 15 tentativa për vjedhje të ATM-ve në zona të ndryshme të Atikës dhe Korintit.

Konkretisht 14 vjedhje makinash dhe 5 vjedhje të targave të automjeteve. Theksohet se autorët janë akuzuar në të kaluarën për një numër krimesh.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës, ndërsa hetimet për hetimin e çështjeve të tjera të ngjashme vazhdojnë.

Lideri i rrezikshëm i bandës

Banda e kriminelëve që ra në duart e policisë së Departamentit të Vjedhjeve të Sigurisë së Atikës ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Ajo përbëhej nga tre persona, përfshirë një "gjysh" me të dhëna kriminalistike dhe mjaft i njohur për policinë.

46-vjeçari u arrestua në Prill 2013 si bashkëpunëtor i një prej kriminelëve më famëkeq, vëllai i të cilit ishte madje edhe në ilegalitet për shumë vite.

Kur policia hyri në shtëpinë e tij në Thrakomakedones gjeti pistoleta, gëzhoja, jelekë antiplumb, letërnjoftime të rreme, etj. Por kur kërkuan në një bodrum që ai merrte me qira në Ilion, policia mbeti e shtangur. Ata kishin gjetur dy makina luksoze Chevrolet dhe një makinë gare të improvizuar, e cila nuk dihet sikishte përfudnuar në duart e tij.

46-vjeçari duket se ka luajtur një rol udhëheqës në spiralen e çmontuar, ndërsa është karakteristikë është që në një nga 26 sulmet dhe përpjekjet për vjedhje të ATM-ve, ata nuk hezituan të kërcënonin një punonjës para një dyqani.

Konkretisht, më 16 maj 2019, ata shkaktuan një shpërthim në dy ATM të Alpha bank në zonën e Metamorfosi. Fillimisht ata goditën me makinë dritaren e degës së bankës, mjet të cilin më pas e braktisën.

Grabitësit morën paratë nga kutitë dhe u larguan. Por para se të largoheshin, ata u siguruan që armën e tyre t'ia tregonin një nëpunësi të furrës përballë, i cili kur dëgjoi zhurmën e madhe ai doli për të parë se çfarë po ndodhte.

Policia greke shkatërron bandën që vidhte ATM-të e bankavePolicia greke shkatërron bandën që vidhte ATM-të e bankavePolicia greke shkatërron bandën që vidhte ATM-të e bankave