Tenderat e lali Erit, më shumë se 6.5 miliardë lekë në 85 procedura, 48 prej tyre pa garë
Më shumë se gjyma e tendera të zhvilluara në Bashkinë e Tiranës janë zhvilluar pa garë apo me të skualifikuar për shkak të kritereve të vendosura. Për nnë vit e gjysëm në Tiranë janë dhënë më shumë se 6.5 miliardë lekë, por deri më tani nuk ka asnjë hetim apo auditim të procedurave të ndjekura.
Kryeministri Rama i konsideroi gangrenë që po gërryejnë buxhetin tenderat me negociim dhe pa garë. Madje ai shprehet se 85 për qind e procedurave janë me probleme.
Por si ka vepruar Bashkia e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj me prokurimet publike që nga viti 2020 e deri më tani?
Sipas të dhënave në Agjencinë e Prokurimeve publike për 18 muaj, institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj ka prokuruar më shumë se 6.5 miliardë lekë në 85 procedura, shumica e të cilave pa garë.
Pjesëmarrja e vetëm një kompanie është edhe fenomeni i konstatuar më shpesh në tenderat e kryeqytetit.
Konkretisht rezultojnë 26 raste kur subjekti i vetëm që është përfshirë në garë është shpallur më pas automatikisht edhe fituesi.
Por edhe kur për procedurën shfaqin interes disa kompani institucionet i skualifikojnë ato me argumentin e mungesës së dokumentacionit apo kritereve të kërkuara. Për këta të fundit rama përdori termin si kostume të qepura me porosi.
Edhe pse të konstatuara edhe më herët, këto lloj procedurash nuk kanë ndaluar as gjatë kohëve të fundit në Bashkinë e kryeqytetit dhe institucionet vartëse të saj.
Nga viti 2020 e deri tani rezultojnë të paktën 22 tendera ku pavarësisht numrit të subjekteve pjesëmarrëse, në fund në garë ka ngelur vetëm 1 prej tyre.
Madje, në shumë raste ka qenë pikërisht oferta më e lartë ajo që është shpallur më pas edhe fituesja.
Kriteret e konsideruara të tepërta nga operatorët ekonomikë apo përjashtimi nga gara kanë bërë që disa herë bashkia e Tiranës të përfundojë në dyert e Komisionit të Prokurimit Publik.
Ka qenë ky i fundit që i ka anuluar disa herë vendimet pasi janë konstatuar shkelje dhe i ka tërhequr vëmendje për pabarazi në garë.
Por çështja mbetet, a do ti hetojë SPAK edhe këto tendera në Bashkinë më të madhe të vendit?



