Dy topa në fushë/ Lamçaj: Duhet të ishte ndërprerë ndeshja, e thotë rregullorja
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë”, në Ora News, Shpëtim Lamçaj ka komentuar ndeshjen, Angli- Danimarkë, ku në fushë në një moment u futën dy topa.
Sipas tij, në momentin që një objekt i jashtëm futet brenda kuadratit dhe ndërpret aksionin, ndeshja në atë moment ndërpritet.
"Rregullorja thotë, nëse ka një objekt, brenda kuadratit, i jashtëm quhet mund të hyjë një njeri, tifozë, një qen , mace, një punonjës, në këtë moment kudo që të jetë topi, ndikon në aksion ndërpritet automatikisht loja. Në rastin e topit çuditërisht si nuk e ka parë asistenti, nuk kanë qenë të vëmendshëm.
Por në momentin që është shkëputur topi, që ka marrë sulmin Anglia, atë moment që është hedhur topi ndeshja duhet të ishte ndërprerë. Po sikur një futbollist danez të merrte topin dhe të vazhdonte lojin të bënte golin. Atëherë ndërpritet loja, bëje diskutimi në vartësi të atij që kishte topin. Nëse do ndërpritej loja, nuk do kishte ndodh dhe 11 metërshi."

