Goditi me Italinë, lepuri Kendi parashikon Danimarkën në finale, a do t'ja qëllojë?

Pasi ia doli të parashikojë me sukses fitoren e Italisë përballë Spanjës në ndeshjen e luajtur një natë më parë, lepuri “Kendi” bën parashikimi e çiftit të dytënë gjysmëfinalen Europianit Angli-Danimarkë që po zhvillohet në Uembli.

Siç shihet në videon lepuri shkon drejt flamurit të Danimarkës, pastaj në Angli për tu kthyer në Danimarkë.

Sërish në Angli dhe ndalon në Danimarkë.

Ndërsa luhet pjesa e parë, Anglia dhe Danimarka ndajnë barazimin 1:1.

Të presim deri në fund nëse do të qëllojë edhe kësaj here Kendi.