Euro 2020/ Itali - Spanjë u ndoq nga 20 milionë italianë

Në një lidhje me “Skype” në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Alba Kepi nga Italia, ka thënë se në ndeshjen e djeshme Italia nuk shkëlqeu në ndeshje, teksa shton se lojtarët i ndihmoi Zoti.

Më tej ajo shton se ndeshja e djeshme, është ndjekur më shumë se 20 milionë italianë.

"Na ndihmoi zoti, nda ndihmoi fati, nuk shkëlqyem në ndeshje. Ka një entuziazëm të paparë, konsiderohet një nga ndeshjet më të vështira të Italisë, dhe ishte ndeshja më e ndjekur nga publiku italianë, është renditur në vendin e 35 si një nga ndeshjet më të ndjekura.

Kanë qenë rreth 20 milionë italianë që kanë ndjekur këtë ndeshje. Tani presim finalen. Ne nuk kemi më orare policore, nuk është maska e detyruar. Ndeshja është parë në ambiente të hapura."