Njuma: Italia po rilind, festa më e bukur kalimi i saj në finale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2021, 17:33
E ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, gazetarja Beti Njuma, është shprehur se festa më e bukur e këtyre ditëve ishte kalimi i Italisë në finale.
Sipas saj, Italia ka kaluar ditë të vështira, dhe sipas saj Italia mesa duket po rilind.
"Festa më e bukur e gjithë këtyre ditëve, ka qenë ajo e Italisë. Ishte një Itali e cila sheh papritur finale, por jo edhe aq të papritur, pas një viti të tmerrshëm me mijëra viktima, me një stres, me një gjendje emocionale që vazhdimisht ka përcjellë vetëm fatkeqësi. Festa e bukur e Italisë ishte ajo që i jep optimizmin këtij evropiani por edhe ditët që do vijnë. Janë një sërë ngjarjesh që po e rilindin Italinë, pas këtyre muajve të vështirë pandemik. "
