Gjysmëfinalja/ Beqiri: Ndeshja Danimarkë- Angli do të jetë shumë e vështirë
Në një lidhje me “Skype” në emisionin “Sport Magazinë” në Ora Neës, Elvin Beqiri, është shprehur se ndeshja mes Anglisë dhe Danimarkës do të jetë shumë e vështirë.
Më tej ai shprehet se lojtarët e Danimarkës, janë shumë të motivuar dhe sipas tij këto të fundit kanë dhënë më shumë 100% të tyren në ndeshje.
“Këto ndeshje priten me shumë emocion. Është një ndeshje që pritet me mjaft interes, duke qenë është marrë vesh njëra nga finalistet. Mendoj se do të jetë një nga ndeshjet më të forta të këtij evropiani. Ndeshja Angli- Danimarkë do të jetë shumë e vështirë. Duke ditur që të dyja bëjnë një futboll fizik, futboll me shumë ritëm, prandaj them se do të jetë një nga ndeshjet më të bukura të evropianit.
Mendoj se jo vetëm këto lojtarë por komplet grupi i ekipit të Danimarkës është shumë i motivuar, lojtarë shumë më të motivuar dhe kanë dhënë më shumë se 100% të tyre.”

