Ndeshja Danimarkë- Angli/ Manaj: Priten të konsumohen 55 mijë deri në 10 milionë birra për 1 min

Në një lidhje me “Skype”, në emisionin “Sport Magazinë”, gazetari i BBC, Arben Manaj, është shprehur se në ndeshjen e Danimarkës përballë Anglisë, brenda një minute priten të konsumohen rreth 10 milionë birra.

Më tej ai tha se është një ndeshje shumë e madhe, teksa shton se njehkohësisht është shumë e vështirë.

"Mendohet se sonte do pihen rreth 10 milionë ose 55 mijë birra në minutë në kohën e ndeshjes. Atmosfera është brilantet. Më ka bërë përshtypje një video e një anglezi, I cili ishte duke dërguar nusen e vet në spital për të lindur. Ajo ishte mbrapa në makinë dhe  ky filmonte veten duke kënduar ‘It’s coming home’, ishte gruaja që bërtiste se mendonte se e kishte për fëmijën, ndërkohë ky thoshte se e ka për futbollin.

Ka një optimizëm dhe një eufori për fitoren e Anglisë, por natyrisht ka edhe një lloj kujdesi, ka një lloj tërheqje, se padyshim nuk është një ndeshje si ajo me Ukrainën, po ka shpresa se Anglia do të fitojë edhe pse është një ndeshje e vështirë. Sot është ndeshje e madhe. Princi I kurorës së Danimarkës dhe djali I tij do të jenë në stadium."