“Euro 2020”/ Spanja, Italia, Danimarka e Anglia e merituan të jenë në gjysmëfinale

I ftuar në emisionin “Sport Magazinë”, në Ora News, trajneri i futbollit Eduard Zhupa, është shprehur se skuadrat që kanë kaluar në gjysmë finale, pra Spanja, Italia, Danimarka dhe Anglia e merituan.

Sipas tij ishin skuadra që kishin performancë në të gjithë ndeshjet që kanë luajtur.

"Janë katër skuadra  që e merituan, qoftë me mënyrën e ekzekutimit të lojës, qoftë me performancën,por edhe me bindjet në bazë të sondazheve që u bën që në fillim që këto  katër skuadra do ishin favorite kryesore për të dalë në finale."