Video/ Brazili është finalisti i parë i Copa America. Mjaftohet 1-0 ndaj Perusë

Po shkohet drejt finales së madhe Brazil-Argjentinë. Nëse këta të fundit do të luajnë shanset e tyre ndaj Kolumbisë, Brazili e bëri detyrën e vet duke siguruar kalimin në finalen e Copa Americas.
Në përballjen gjysmëfinale ndaj Perusë, Selecao dominoi Perunë me lojë ndërsa me rezultat u mjaftua vetëm 1-0.
Sfida që si të gjithë të tjerat u luajt pa tifozë në Rio de Janeiro, u vendos nga Paqueta i cili ishte deçiziv edhe në sfidën e mëparshme ndaj Kilit me golin e vetëm.
Ishte minuta e 35' ku në aksion të shpejtë, Neymar nê zonë driblon dy kundërshtarë dhe jep një asist për Paqueta i cili nuk gabon para porte.
Sfida pati emocione të mëdha deri në fund që gjithsesi u mbyll 1-0 dhe kualifikoi Brazilin në finalen e madhe.
Më poshtë edhe përmbledhja e takimit gjysmëfinal:
