Martini: Sherif Tiraspoli favorit, ne duhet të bëjmë sa më mirë në sfidën e parë
Teuta do të nisë rrugëtimin e saj në Champions League nesër ku në Niko Dovana, do të presë kampionët e Moldavidë, Sheriff Tiraspol në raundin e parë eliminator. Nëse vitin e kaluar, Teuta bëri shumë mirë vitin e kaluar por kësaj radhe nuk do të jetë me ndeshje me eliminim direkt por me dy takime ndaj dhe per trajnerin Edi Martini nuk do të jetë aspak e lehtë, përkundrazi.
"Në përgjithësi skuadra është mirë, edhe lojtarët që kanë ardhur janë të mobilizuar. Kështu që shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Normalisht që në letër Sheriff Tiraspol janë më mirë se ne, kanë buxhet shumë herë më të lartë se ne. Jemi në një pikë që pavarësisht se nuk jemi të favorizuar, mund të arrijmë më të mirën. Sigurisht është një ndeshje shumë e vështirë, nuk është sikur vjet që ishte me një takim dhe luanim në shtëpi. Sidoqoftë duhet të bëjmë një paraqitje shumë të mirë ndeshjen e parë, të arrijmë rezultat dhe të shohim pastaj ndeshjen e kthimit”.
Trajneri Martini ka në skuadër edhe përforcimet e reja te merkatos dhe pér disa elementë té rëndësishëm ai tha se do të përshtaten shumë shpejt.
"Seferi është një lojtar që vrapon shumë dhe na ndihmon në të dyja fazat, në mbrojtje e sulm. Është një lojtarë me eksperiencë, pasi vjen nga Kombëtarja. Lojtarët që vijnë nga kombëtarja kanë treguar se përshtaten shpejt. Kallaku është një lojtar që deri vjet ka qenë i joni, kështu që nuk është ndonjë problem i madh, pasi 80 për qind e ekipit është po ai. Shpresoj të jenë në maksimumin e gjendjes së tyre.”, përfundoi në konferencë për shtyp trajneri Edi Martini në vigjilje të aventurës në Champions League.
