"Mik i sinqertë i Shqipërisë", Meta takon Orban, ja për çfarë biseduan

Gjatë vizitës së tij në Hungari, presidenti Ilir Meta është pritur në një takim nga kryeministri Orban.

Duke ju referuar si mik i sinqertë i Shqipërisë, Meta e falenderon Orban për pritjen, si gjithmonë të veçantë.

Kreu i Shtetit më tej thotë se me kryeministrin hungarez zhvilloi një bisedë të hapur, të  ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve tanë dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen.

Më herët Meta u takua dhe me presidentin Ader. Për Presidentin, e ardhmja e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore, historike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Hungarisë është jashtëzakonisht premtuese.