Ju gjet lëndë plasëse në banesë, arrestohet 36-vjeçari në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2021, 17:13
Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin Marjan Përgjoka, banues në Manati.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesë i është gjetur një sasi lëndë plasëse me peshë 625 gr, të cilën e mbante pa leje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

