"Mallkimi" i 30 qershorit, kryebashkiakë të hetuar dhe arrestuar, 5 bashki pa kryetar

30 qershori i vitit 2019, jo vetëm do të mbetet në memorie për zgjedhje  pa alternativë me vetëm një kandidat por dhe për situatën e krijuar më pas.   4 bashki në vend, Vora, Durrësi, Rrogozhina dhe Dibra, janë pa kryetar, ndërsa Shkodra me kryetare  të cilës mandate i ka përfunduar dy vite më parë.

Situata duket se po shkon në përkeqësim për faktin se janë edhe 3 bashki të tjera ku fati i kryebashkiakëve është në diskutim.

Lushnja ishte e fundit që ju shtua këtij diskutimi për faktin se me urdhër të Prokurorisë Speciale, SPAK,  kryebashkiaku Fatos Tushe, u arrestua. Ende nuk është mbyllë diskutimi, për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili rezulton i dënuar me 3 vite burg në Greqi, vepër që ai e ka fshehur në formularin e dekriminalizmit.

Kryetari i KQZ-së, Iliran Celibashi, përkundër shkresës së prokurorisë, nuk ja hoqi mandatin, por Partia Demokratike këtë vendim e ka ankimuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve. 

Gjithashtu Ii pa qartë mbetet edhe fati i kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, ku jo vetëm partia dhe zyrtarët socialistët  që e mbështetën i është kthyer kundër por në grup edhe këshilli Bashkiak, i kërkojnë llogari-dhënie publike për ato që i cilësojnë dështime në menaxhimin e punëve  publike gjatë sezonit turistik dhe ndërkohë kanë kërkuar hetim e auditim të disa tenderave.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka akuzuar për korrupsion 4 kryebashkiak që prej vitit 2020. Prej tyre vetëm ish-kryetarja e bashkisë Gjirokastër Zamira Rami u dënua me 1 vit burg.

Pushteti vendor ka qenë në lupërn e organeve të drejtësisë. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit,  dënoi me 1 vit burg për abuzim me detyrën ish-kryetaren e bashkisë Gjirokastër Zamira Rami, në 2021. Zamira Rami u akuzua në dhjetor 2020 nga SPAK se ka shkelur ligjin duke prishur dy prona të ligjshme të dy shtetasve, duke u sjellë atyre një dëm prej rreth 5 milionë e 600 mijë lekësh.

Në mars 2021, SPAK hapi hetime për ish-kryebashkiakun e Tropojës Rexh Byberi për dhënien e lejes së ndërtimit në një vend të mbrojtur në komunën Margegaj.

Në qershor 2020, SPAK nisi hetimet për kryebashkiakun e Hasit Adem Lala, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, për privatizimin e një ndërtesë, i cili më pas u anulua. Por në shtator 2020, Gjykata e Antikorrupsion e shpalli të pafajshëm.