Sherri në Qendrën e Numërimit në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari në kërkim

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim lidhur me një incident të regjistruar në një nga Qendrat e Numërimit në kryeqytet një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit ka rënë në prangat e policisë.

Uniformat blu kanë bërë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin A. S.(Z), për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 26.04.2021, në një qendër për numërimin e votave, ku ka ndodhur një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.