Zjarri përfshin dhjetëra hektarë ullishte në Lushnje

Flakët e zjarrit kanë përfshirë dhjetëra hektarë ullishte dhe shkurre në kodrat e Vainit dhe Kasharajt në kurorën e gjelbër të qytetit të Lushnjes

Zjarri i ndihmuar edhe nga era e fortë është përhapur me shpejtësi në të gjithë masivin e ullishteve këtë pasdite.

Forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur të arrijne vatrat e zjarrit për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve.

Banorëve të zonës u kanë shkuar në ndihmë punonjësit e zjarrfikëses dhe me mjete rrethanore janë munduar të izolojnë zjarrin për të minimizuar dëmet.

Vatrat e zjarrit janë ende aktive. Shkaqet nuk dihen ende por paraprikisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.

Zjarri përfshin dhjetëra hektarë ullishte në LushnjeZjarri përfshin dhjetëra hektarë ullishte në LushnjeZjarri përfshin dhjetëra hektarë ullishte në Lushnje

Zjarri përfshin dhjetëra hektarë ullishte në LushnjeZjarri përfshin dhjetëra hektarë ullishte në Lushnje