Gruaja në Kukës ulet para eskavatorit: Na morën tokën, pa shpronësim për rrugën e aeroportit
Ndërtimi i rrugës së re që të çon në aeroportin e Kukësit është duke u kundërshtuar nga banorët e fshatit Gostil atje. Banorët janë shprehur se kompania koncensionare pa asnjë dakordësi me ta po ndërton rrugën mbi tokat e tyre, ndaj ata kanë protestuar kundër këtij veprimi.
Është ulur para ekskavatorit, sepse kundërshton që në tokën e saj po ndërtohet rruga që të çon drejt aeroportit të Kukësit.
Kjo grua dhe dhjetëra banorë të Gostilit në Kukës, protestuan pasi sipas tyre ata nuk janë dëmshpërmbyer për tokën.
"Shteti vetë ndërton pa leje, nuk ka tabelë dhe asgjë.Ne na thotë jeni pa leje, pa toka."
Përpos humbejs së pronës po u dëmton edhe të mbjellat.
"Të më vlerësojnë tokën dhe dal."
"Duhet të kontaktojnë me popullin, nuk jemi plas lope me na shit dhe me na hedh si të duash. Kërkojmë të drejtat tona. Deri kur të vdesim këtu jemi".
Të tjerë thonë se me këtë projekt do të izolohen në shtëpi.
"Rreth e rrotull e kam me rrugë, nga e çoj fëmijën në shkollë? Është bllokuar totalisht."
Ata pretendojnë se të mbjellat dhe tokat bujqësore po shkatërrohen, pa dakordësi dhe pa asnjë negociatë.
"Duhet të më sjellin me qershi dhe rrush, mi kanë shkulur pa letër, procesverbal dhe noterim."
Në aksin e ri janë parashikuar që të ndërtohen edhe dy rrethrrotullime, ndërsa banorët kanë thënë se do të përshkallëzojnë protestën e tyre nëse nuk gjendet zgjidhje.

