Merr fund makthi, shuhet pas 9 ditësh zjarri në malin e Tomorrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2021, 18:18
Pas nëntë ditësh beteje me flakët merr fund zjarri në malin e Tomorrit.
Kjo falë ADZM Berat, P.M.N.Z.SH Poliçan , forcave speciale të xhenjove të Repartit të Poshnjes, si dhe helikopterit që hidhte ujë nga ajri.
Dëmet në kurorën e gjelbër me pisha janë të pallogaritshme.
Në ditët në vijim pritet që inspektorët përkatës të nxjerrin një shifër të sakte se sa hektarë pisha janë shkrumbuar.

