Covid-19/ 7 raste të reja dhe asnjë humbje jete

7 raste të reja pozitive me Covid 19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në 2,907 testime të kryera.

Përkatësisht, 3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër dhe 1 rast në Mirditë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,033 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,907

Testime totale 821,526
Raste pozitive 132,544
Raste të shëruara 130,033
Raste Aktive 55
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23
Shkodër 8
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Korçë 5
Lezhë 2
Fier 1