Balla në samitin botëror me Partinë Komuniste të Kinës: Është rritur bashkëpunimi ekonomik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2021, 17:02
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka marrë pjesë në Samitin Botëror të Partive Politike me PK të Kinës, i cili u zhvillua online.
Balla nënvizon se mes Shqipërisë dhe Kinës ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave dypalëshe.
Balla vë në dukje se bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve është rritur.
Kina zë afër 8% të totalit të vëllimit tonë tregtar, ndërsa eksportet shqiptare drejt Kinës po vazhdojnë të rriten ndjeshëm.


