Mbërrijnë në drejtorinë e policisë së Tiranës të arrestuarit në bashkinë e Lushnjes nga SPAK

Kanë mbërritur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës të arrestuarit në bashkinë e Lushnjës sot nga operacioni i SPAK-ut.

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm, ku SPAK dhe FNSH "zbarkon"në ambientet e bashkisë Lushnje, ndërsa tashmë të arrestuarit janë sjellë në Tiranë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i akuzon ata për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike," "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike", dhe "Shpërdorimi detyrës", "Falsifikim i dokumenteve."

Po ashtu, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është caktuar masat e sigurimit arrest me burg për shtetasit:

-Fatos Tushe, kryetar i bashkisë Lushnje, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim detyre" në bashkëpunim;

-Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë publike në bashkinë Lushnje i dyshuar për  kryerjen e veprës penale "Shpërdorim detyre" në bashkëpunim, "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim;

-Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim;

-Gazment Çela, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Bektash Nexha, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Blerta Turku, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu Gjykata ca caktuar masën e sigurimit "arrest në shtëpi" për të hetuarit:

-Xhemal Hasko, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Margarita Gjermëni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së brazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim.

-Andri Musho, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Ani Simoni, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim.