Eleminohet Zvicra/ Sulçe: Nëse Xhaka do ishte në fushë, Spanja do e kishte të vështirë fitoren

I ftuar në emisionin ‘Euro 2020’ në RTV ORA, Altin Sulçe ka komentuar ndeshjen mes Zvicrës dhe Spanjës, ku kjo e fundit kaloi në gjysmëfinale.

Sulçe u shpreh se nëse në fushë do të ishte futbollisti Granit Xhaka, Spanja do e kishte shumë më të vështirë fitoren.

"Nëse do të ishte Granit Xhaka në fushë absolutisht do ishte një ndeshje më e vështirë për Spanjën. Kur themi Spanjë- Zvicër, mendojmë se janë një shkollë e madhe e futbollit, që vjen në një kampionat shumë cilësorë. Zvicra për mua bëri shumë mirë në këtë kampionat, sepse kishte dy skuadra të mëdha përballë."