Gosens: Në Gjermani, duhen javë që ta marrim veten nga eliminimi

Robin Gosens ishte një nga surprizat e Kampionatit Europian dhe një nga më të mirët të paktën për fazën e grupeve. Mbrojtësi i Atalantës, në një intervistë të fundit shprehu zhgënjimin e madh që ka pësuar jo vetëm ai por edhe të gjithë në skuadër bashkë me tifozërinë për eliminimin nga Anglia.

“Nuk e kam kapërdirë akoma, ende dhemb shumë. Do të duhen disa ditë, në mos javë që ta marrim veten sepse është jashtëzakonisht e hidhur të eliminohesh në 1/8. Gjermania kishte shumë më tepër në planet e saj".

Gjithsesi Robin Gosens i cili ishte ndër më të mirët në dispozicion të Low në Kampionatin Evropian ka çfarë të mbaj mend pozitivisht dhe është paraqitja fantastike e tij kundër Portugalisë.

"Deri më tani kjo ka qenë kulmi i karrierës time. Kam bërë shumë ndeshje të shkëlqyera, por ajo ishte mbrëmja perfekte, dita perfekte. Asgjë më shumë nuk ishte e mundur, do ta kujtoj gjithmonë e do t'ua tregoj fëmijëve dhe nipërve dhe mbesave të mia ", tha lojtari i Atalantës.

Ndoshta e ardhmja do t’i jape shumë më shumë lojtarit pasi për shërbimet e mbrojtësit interesohen klube të mëdha si Juventus apo Barcelona dhe në një ekip tjetër të madh, Gosens mund të fitojë edhe trofe të rëndësishëm.