“Më keni nxirë jetën!”/ Flet burri i 66 vjeçares që u plagos nga vëllai: Mendova se do dilte për gjah, qëlloi për ta vrarë

Flet bashkëshorti i 66 vjeçares Bukuroshe Hoxha e plagosur me çifte nga i vëllai i saj, pasditen e sotme.

Bektash Hoxha, në një intervistë për mediat, ka treguar se si ka ndodhur ngjarja e plotë, ku kunati ka plagosur në këmbë bashkëshorten e tij.

Hoxha thekson se Seit Danaj, ishte i dehur dhe nuk e mendonte se do të qëllonte, por se do të nisej për gjah duke qenë se merrej me atë punë.

Danaj sipas Hoxhës ishte i ndarë nga gruaja dhe prej më shumë se një viti jetonte tek e motra.

“Ishim duke qëndruar në këtë pjesë të shtëpisë, te motorri ai ishte këtu pranë, i dehur me raki. Nusja e djalit i tha nëse a dëshironte t’i bënte një kafe, ai nuk pranoi. E motra i tha që çfarë ke, s’të bëmë gjë. Ai i tha më keni bërë dëm, ishte me çifte, e kishte të mbushur plot. Çiften e kishte në dorë, se do të shkonte për gjah, atë punë bënte gjuante lepuj.

Thonte ju me keni nxirë jetën. Me keni q*** nënën. E motra iu përgjigj ‘se çfarë të kemi bërë, pse të kemi mbajtur me bukë 1` vit e gjysmë?’ Ai vijonte duke thënë ‘më keni nxirë jetën, ik do të vrasë. E motra iu përgjigj duke i thënë se ‘nëse ke ndërmend të më qëllosh më qëllo’. Nuk ia mori mendja që do të qëllonte me të vërtetë. Unë isha këtu, ai më largoi, më tha s’kam punë me ty, por me motrën time. As mua s’ma mori mendja që do të qëllonte. Ai e qëlloi për ta vrarë. I dehur ishte tapë. Kur gjente pinte. Ne si jepnim asnjëherë raki. Jetonte këtu me ne.  U nda me gruan dhe me fëmijët dhe e strehuam ne."- shprehet ai. 

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ku Seit Danaj, rreth 60 vjeç ka qëlluar të motrën Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjeç, me armë gjahu çifte.

 66 vjeçarja është plagosur në këmbë, pasi ka marrë një plumb dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.