‘Euro 2020’ /Kepi: Pas eliminimit të Francës dhe Gjermanisë, Italia e ka fitoren në xhep
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2021, 19:02
Në një lidhje me ‘Skype’ për emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, gazetarja Alba Kepi, është shprehur se italianët mendojnë se e kanë fitoren në xhep përballë Zvicrës.
Ajo thotë se shpresat janë shtuar pas eliminimit të Francës dhe Gjermanisë nga kampionati evropian.
"Pas eliminimit të Francës dhe Gjermanisë, italianët mendojnë se Italia e ka fitoren në xhep. Por megjithatë Belgjikë konsiderohet si një nga skuadrat më të fuqishme të momentit. Mendohet se do të fitojë ajo skuadër që ka gabuar. Shpresojmë se do kemi edhe një fitore për Belgjikën. Është një tjetër provë tjetër për Italinë. Tani fillon më e bukura e këtij kampionati. Futbolli italian do të jetë protagonistë jo vetëm në këtë evropian."

