Cani: Shaqiri do të bëj të pamundurën në fushë, Spanja nuk ka lider
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora Neës, Andi Cani, është shprehur se lojtarët shqiptarë që luajnë me Zvicrën janë shumë të fortë dhe shumë të mirë.
Ai ka shprehur keqardhjen që në ndeshjen e sotme në mesfushë u do të jetë i pranishëm Granit Xhaka, por sipas tij Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmeti do të bëjnë të pamundurën për të fituar.
"Janë lojtarë shumë të mirë, shumë të mëdhenj, por sot më vjen shumë keq që sot nuk është i pranishëm Granit Xhaka në mesfushë, por Zvicra do të ketë një motiv të jashtëzakonshëm për të përballuar furinë e Spanjës. Por Xherdan Shaqiri ndoshta dhe Admir Mehmeti nëse futet mendoj se do të japin maksimumin.
Spanja mendoj se nuk ka lider dhe nëse i bën presion ata mund t’I kapësh shumë lehtë në kundër sulm. Spanja më shumë po mendon për botërorin dhe evropianin e ardhshëm sesa për të e çuar më shumë në këtë europian."

