Riza: Ndeshja me Kroacinë tregoi se Spanja shpërqendrohet në fushë, del nga parametrat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2021, 22:31
I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Florian Riza, ka komentuar ndeshjen që do të luhet ditën e nesërme mes Spanjës dhe Zvicrës.
Ai është shprehur se në ndeshjen e nesërme Spanjës i mbetet të tregojë nëse është pretendent kryesor për kampionatin evropian.
“Besoj se Spanjës i mbetet të tregojë se është apo jo ekip pretendent kryesorë. Ndeshja me Kroacinë tregoi se ky ekip mund të shpërqendrohet në fushën e lojës, del nga parametrat strikt. Futbolli do që kur njëri shthuret tjetri duhet të jetë akoma më strikt në detyrat e tua. Duhet të jesh i saktë në fushën e lojës."
