“Euro 2020”/ Kuta: Do fitojë Belgjika, Lukaku njeh lojën e Italisë

E ftuar në emsionin “Sport Magazinë” në Ora News, gazetarja Xhois Kuta, mendon se në ndeshjen e sotme, Itali- Belgjikë do të fitojë, kjo e fundit.

Sipas saj, faktori më i rëndësishëm në këtë lojë është futbollisti Romelu Lukaku, pasi sipas saj ky i fundit, e njeh lojën e Italisë.  

"Të gjithë trajnerët e kanë marrë shumë seriozisht potencialin e skuadrave përballë. Normalisht nuk mund ta marrin si diçka të lehtë pavarësisht kë skuadër kanë përballë. Po prek pak pjesën e Belgjikës me Italinë, normalisht ka shumë fansa të Italisë që e dinë se Italia del fitimtar, por unë çuditërisht jam me Belgjikën.

Mendoj se kanë pasur një lojë të mirë. Kanë një faktor shumë të rëndësishëm që është Lukaku. Faktin që ai është lojtari i Interit, bën ta njohë mirë lojën e Italisë, dhe kjo mund ta favorizojë. Italianët mund të fokusohen vetëm te Lukaku  dhe strategjia e tij në lojë por nga ana tjetër është Lukaku që i njeh të gjithë ata."