Ronaldo kryeson listën e më të pasurve në Instagram, ja sa para mund të kërkojë për një postim

Cristiano Ronaldo ka kryesuar listën e më të pasurve në rrjetin social të Instagram-it.

Sipas mediave të huaja, Ronaldo tashmë ka të drejtën të kërkojë më shumë se kushdo tjetër për një post të sponsorizuar.

Sulmuesi i Portugalisë dhe Juventusit mund të kërkojë nga reklamuesit 1.6 milion dollarë (1.2 milion £) për postim në llogarinë e tij.

Ronaldo është i pari që kryeson listën që prej vitit 2017.