Video/ Pozitive në testin e kanabis, femra më e shpejtë në botë humbet Olimpiadën

Ajo konsiderohej si sprinterja më e famshme në botë dhe e vetmja e cila mund të merrte fronin e Usan Bolt në imazh, medalje dhe spektakël.

Bëhet fjalë për 21-vjeçaren Sha’Carri Richardson e cila ishte favoritja kryesore për të fituar medaljen e artë në garën e 100 metrave në Olimpiadën e Tokyos por tani nuk do të jetë kështu.

Me një lajm të bujshëm, rezultoi që sprinterja amerikane, atletja më e shpejtë në botë kishte dështuar në testin e drogës të bërë gjatë garave zyrtare kualifikuese në SHBA për Lojërat Olimpike. Siç u qartësua më pas, rezultoi se Richardson ka dalë pozitive me kanabis dhe gara e saj spektakolare fshihet bashkë me kohën 10.86 dhe kjo e lë atleten në shtëpi për ta ndjekur nga televizori Olimpiadën e Tokyos.

Në një reagim në Twitter, 21-vjeçarja shkruajti “I am human”, jam njerëzore si për të treguar që ndoshta ishte një gabim i paqëllimshëm por nëse konfirmohen analizat edhe në testet e dyta, që me shumë gjasa do të ndodhë, atëherë SHBA do të humbasë një kampione të sigurt në Lojërat Olimpike.