"Si kemi qejf se na pengojnë liberalizimin e vizave”/ Krelani: Mu duk sikur Francën e mposhti Kosova e jo Zvicra

E ftuar në emisionin  “Euro 2020” në RTV Ora, Qëndresa Krelani, është shprehur se kur Zvicra ka mposhtur Francën, i është dukur sikur kjo e fundit ka dalë nga kampionati nga Kosova.

Krelani ka thënë se shqiptarët në Kosovës nuk i kanë qejf francezët për shkak të problemeve politike, si dhe pengesat që i hap Kosovës për liberalizimin.

“Kur e mposhti Zvicra- Francën më është dukur sikur Kosova me mposht Francën. Ne si kemi fare qejf francezët, pasi ata po na sjellin probleme politikisht dhe gjithmonë janë kundra liberalizimit të vizave me Kosovën.

Tani po e fus pak një dozë të politikës këtu edhe pse shpesh ka tentativa që të politizohet futbolli. Ju them definitivisht se futbollistët kosovarë përballë çdo kombëtarje që neve na e nxjerrin probleme ata kanë me luajtur ndryshe. U pa si luajtën kundër Serbisë, u pa si luajti Xhaka kundër Francës, kështu që në atë ndeshje u ndërruan rolet. Franca po mendonte si ta mundte Zvicrën, ndërsa Zvicra ishte te menduar për titullin.”