Granit Xhaka: Më thyhet zemra që nuk do të jem ndaj Spanjës

Zvicra do të jetë pa luftëtarin e saj në çerekfinalen ndaj Spanjës në Kampionatin Europian.

Granit Xhaka ndoshta do të "mallkojë veten për kartonin që mori ndaj Francës pasi nuk do të luaj në një sfidë historike për futbollin helvet.

Në një reagim në profilin e tij në facebook, mesfushori shqiptar e pranon se e ka zemren e thyer qe nuk do të ndihmojë skuadrën por gjithashtu është besimplotë se shokët e tij ne fushë do të bëjnë më të mirën pa të.

"Më thyhet zemra që nuk do të luaj nesër, por kam BESIM TË PLOT te ne për ta kryer punën. Ajo që ka kjo skuadër është e veçantë dhe ne do të japim gjithçka absolutisht për të vazhduar të bëjmë histori #HoppSchwiiz #Xhaka", shkruan mesfushori dhe kapiteni i Zvicrës, i cili do të zëvendësohet nga Xhaka me shiritin në krah.