Shaqiri zevëndëson Xhakën tek Zvicra/ Thaçi: Vera e vjetër është më e mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2021, 18:24
Në një lidhje me ‘Skype’ për emisionin “Sport Magazinë”, Edmond Thaçi, la komentuar ndeshjen mes Spanjës dhe Zvicrës.
Ai shprehet se në ndeshjen e Zvicrës, Granit Xhaka do të jetë një mungesë e theksuar por megjithatë sipas tij , do e zëvendësojë më së miri, Xherdan Shaqiri.
Thaçi: Granit Xhaka do të jetë një mungesë e theksuar te Kombëtarja e Zvicrës, por nëse eliminoi një kampione bote, pse mos të eliminoj dhe Spanjën. Dëshira jonë por edhe e gjithë shqiptarëve, është që të skualifikohet Zvicra. Shqiptarët në Kosovë, mezi po e presin ndeshjen e Zvicrës kundër Spanjës.
Sulçe: Shaqiri thotë se do e zëvendësoj Xhakën?
Thaçi: Sulçe, vera e vjetër është më e mirë.
