Hallaçi: Spajollët nuk e ndryshojnë stilin e lojës, në fushë do bëjnë diferencën

I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, trajneri i futbollit, Rrahman Hallaçi, ka komentuar ndeshjen e sotme mes Zvicrës dhe Spanjës.

Ai është shprehur se pavarësisht së ndërrohen shumë lojtarët, spanjollët nuk e ndryshojnë stilin e lojës.

Hallaçi shton se ditën e sotme në fushë Spanja do bëjë diferencën.

"Spanjollët nuk e kanë ndryshuar stilin e lojës, pavarësisht se kanë ndërruar shumë lojtarë. Ka disa lojtarë që bëjnë diferencën, por stili i lojës është po i njëjti. Mendoj që me lojën që po bëjnë do arrijnë shumë. Mendoj se në fushë do bëjnë diferencën. Spanja nuk ndryshon stilin e lojës."