Granit Xhaka: Eliminimi dhemb por jam krenar. Do të rikthehemi më të fortë

Granit Xhaka ishte mungesa e madhe e ndeshjes Zvicër-Spanjë e cila u mbyll në mënyrë dramatike me penallti ne eliminimin e helvetëve.

Kapiteni shqiptar i skuadrës zvicerane edhe pse i skualifikuar u pa në fushë në momentin para penalltive për të karikuar skuadrën që fatkeqësisht u eliminua.

Lojtari shqiptar reagoi në profilin e tij në facebook për largimin nga Euro 2020 ku shprehet tepër krenar për këtë aventurë të jashtëzakonshme.

"Ky udhëtim i jashtëzakonshëm merr fund dhe më besoni, me të vërtetë dhemb. Por nuk mund të mos jem krenar për këtë grup, jemi një skuadër vëllezërish, të gjithë ne. Ne fitojmë së bashku, humbasim së bashku. Është një nder të luash me këta djem dhe ne do të kthehemi më të fortë nga kjo #HoppSchwiiz #Xhaka"

Tashmë mesfushorin shqiptar pas kësaj aventure e pret një tjetër edhe më ekzaltuese me fanellën e Romës pasi Mourinho e do me çdo kusht në Serinë A.