Në Francë kanë dyshime, Ramos e Donnarumma përçajnë lojtarët e PSG

Paris Saint Germain po bën të pamundurën për të marrë më të mirët në merkato dhe për të arritur te objektivi i madh, Champions League që po kthehet në një obsesion. Leonardo deri tani ka konfirmuar afrimet e Wijnaldum, Donnaruma, Hakimi dhe i fundit Ramos, e të gjithë këta me paga jashtëzakonisht të rëndësishme.

Por blerja e yjeve ka edhe anën tjetër të medaljes ku sipas “Le Parisien”, grupi aktual i lojtarëve nuk e ka pritur aspak mirë afrimine  Sergio Ramos dhe Donnarummas.

Problemi më i madh mbetet për spanjollin i cili shihet nga Kimpembe dhe Marquinhos si një i tepërt dhe blerja e tij nuk ishte e nevojshme e për më tepër kujtojmë që PSG largoi Thiago Silvan për çështje moshe një vit më parë dhe tani afron sërish një 36-vjeçar si Ramos. Ky i fundit dëshiron të jetë lider dhe nuk e ve në diskutim vendin e titullarit dhe kjo nuk shihet aspak mirë nga shumica e ekipit.

Një tjetër problem siç raporton “Le Parisien” është edhe Donnarumma. Edhe këtu lojtarët janë bërë bashkë me Keylor Navas dhe nuk e kuptojnë afrimin e Italianit kur 3 muaj më parë u rinovua kontrata e Navas për 3 sezone të tjera dhe tani do të kenë edhe Donnarumman në grup. Gjithsesi për këtë të fundit është përfolur edhe më parë se do të huazohet në Serinë A sërish por edhe kjo nuk mjafton dhe shihet e tepërt nga dhomat e zhveshjes së PSG.