'Sherr’ në studio/ Laçi i drejtohet Rizës: Nuk po vijoj logjikën tënde, po bëja një logjikë timen

Ndeshja që do të luhet mes Ukrainës dhe Italisë në ‘Olimpico’ në Romë, është kthyer në temë debati në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora dhe kjo pasi për shkak të variantit ‘Delta’ nuk do të ketë shumë tifozë në stadium, për parandalimin e një vale tjetër të sëmundjes vdekjeprurëse.

Arbi Laçi, ka shpjeguar protokollet që parashikon UEFA në të tilla rastet, ndërkohë që është kundërshtuar nga specialisti i futbollit Florian Riza.

Arbi Laçi: Në të gjithë manualet  e periudhës pandemike, pra pas periudhës kur futbolli nisi të luhej , duke pasur parasysh jo vetëm jëtë kompeticion por edhe kompeticione të tjera të organizuara në UEFA , janë të parashikuara tre variante përmbyllëse. Domethënë, në rast se diçka rrezikon një eveniment ka një opsion b por edhe një opsion c.

Florian Riza: Një moment se s’po kuptohemi bashkë.  Po bëhet fjalë për protokoll shtetëror dhe këtu UEFA nuk ka. UEFA ka dhënë protokollin e saj dhe pastaj çdo shtet ka opsionet e saj.

Arbi Laçi: Nuk po vijoj logjikën tënde, po bëja një logjikë timen, që mund të lidhet me tunden rrugës. Po thoja që UEFA ka disa alternativa që UEFA, parashikon në manualet e veta për organizimin e evenimenteve.