"Elegancën nga Spanja dhe zjarrin nga Afrika”/ Krelani bën parashikimin: Ja kush ka gjasa të fitojë botërorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2021, 23:58
E ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Qëndresa Krelani, ka komentuar ndeshjen mes Kroacisë dhe Spanjës, duke thënë se kjo eshtë kombëtare në ndërtim dhe ka gjasa për të fituar dhe botërorin.
"Sa i përket Spanjës, dihet tradita e tyre në futboll. Për spanjollët futbolli është lëvizje e bukur shpirtërore. Nuk thuhet rastësisht elegancën nga Spanja dhe zjarrin nga Afrika. Ndeshja përballë Kroacisë na ka treguar se kjo Spanjë është kombëtare në ndërtim dhe ka gjasa me fituar edhe botërorin. Kroacia ishte kombëtare në përfundim."
