Përgjimet në "derën" e GJK, Komiteti i Helsinkit dhe Avokati i Popullit kërkojnë pavlefshmërinë e ligjit
Gjykata kushtetuese shqyrtoi këtë të enjte padinë e Avokatit të Popullit dhe Komitetit te Helsinkit, për heqjen e kompetencave të përgjimit nga policia, pa urdhër nga prokuroria.
Në një seance maratonë, Avokati i Popullit, Erinda Ballanca paraqiti argumentet kundë1r ligjit te maxhorancës.
Erida Ballanca: "Ne mendojmë se dispozita duke i njohur një të drejtë të pakufizuar të policisë për të ndërhyrë në nenin 8 të konventës së të drejtave të njeriut, dhe në disa nene të Kushtetutës së Shqipërisë, kufizimi bëhet rregull.
Policia merr një atribut pa asnjë standard për të bërë vëzhgime masive pavarësisht se terminologjia mund të të transformohet. A një autorizim nga prokuroria. Është i pritshëm të paktën verifikimi dhe kontrolli nga ana e një organi tjetër siç është Prokuroria, dhe të caktohet nga Gjykata."
Edhe drejtorja e Komitetit shqiptar të Helsinkut, Erida Skëndaj u shpreh se ky ligj cenon të drejtat dhe liritë e shtetasve.
Erida Skëndaj: "Mund të çojë në shkelje të këtyre të drejtave,mund ta çojë në abuzime potenciale, lidhur me të drejtën për një jetë private. Në rastin konkret e shikojmë si një mjet për të cenuar e ndikuar tek pavarësia e dy institucioneve. Ministri i brendshëm potencialisht mund të jetë pas disa kohësh i pandehur nga SPAK, dhe ne në këtë kontekst shohim rolin e dobësimit të pozicioneve të palëve. Kjo për funksionarët e nivelit të lartë."
Tetorin e vitit të kaluar projektligji pësoi vetëm një ndryshim ne terminoligji nga përgjime ambientale në mbikëqyrje, në rastet kur dyshohet për individë të përfshirë në vepra penale. Ndërhyrjet në draft parashikojnë që policia mund të kryejë monitorim dhe ndjekje nga agjentët, por pa përdorur mjetet elektronike të komunikimit.
