SHBA feston 245 vjetorin e Pavarësisë, Kim: Demokracia nuk është e lehtë, ne nuk do t'ia lëshojmë dorën Shqipërisë

Në ceremoninë e zhvilluar për  245 vjetorin e SHBA, ambasadorja Kim mbajti një fjalim në Ambasadën amerikane.

Në këtë ditë të veçantë për SHBA-në, ambasadorja nuk la pa përmendur Shqipërinë dhe marrëdhëniet e SHBA-së më vendin tonë.

Ambasadorja Kim tha se Shqipëria i shtriu dorën Amerikës në '91 dhe që atëherë SHBA nuk e ka lëshuar më dorën e vendit tonë. 

Ndër të tjera, ambasadorja tha se demokracia nuk është e lehtë, por duhet vendosmëri për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Kim: "Ju i shtritë dorën e miqësisë SHBA. SHBA e kapën me kënaqësi atë dorë në vitin 1991 dhe ne kurrë nuk e kemi lëshuar më. Ndërsa vijmë bashkë në këtë mbrëmje për të  festuar demokracinë është e qartë se demokracia nuk është e lehtë. Demokracia duhet të vlerësohet, të mbrohet të ripërtërihet. Duhet të festojmë sukseset e saj dhe t'i përdorim ato në të ardhmen.

Duhet të përballemi me të metat tona pa u turpëruar, por me vendosmëri për të gjetur gjuhën e përbashkët, të kujdesshëm ndaj të kaluarës por gjithmonë me sytë drejt të ardhmes.

Në 245 vjetorin e SHBA dhe 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri le të vendosim ët gjithë ta mbrojmë demokracinë. "