Nën diellin zhuritës, trafiku i rënduar në Astir kthehet në "Ferr" për shoferët e automjeteve

Zona e Astirit në kryeqytet vazhdon të jetë një nga zonat me trafik më të rënduar për shoferët e makinave.

Edhe ditën e sotme, kur temperaturat shënojnë shifra të larta, shumë drejtues mjetesh u është dashur të kalojnë kalvarin e radhëve të gjata në këtë zonë.

Sikurse duket nga pamjet e sjella nga Ora News, lëvizja e makina bëhet shumë ngadalë.

Ndërkohë që përpos punimeve në rrugë, situata e trafikut vështirësohet edhe nga kalimi i mjeteve të rënda si betonieret apo kamionët.