Gjyqtarja e Apelit Tiranë përpara vettingut, bilanc negativ me 7 mln lekë

E përfaqësuar ligjërisht nga bashkëshorti i saj Theodhori Sollaku, gjyqtarja e Apelit Tiranë Zegjine Sollaku kishte përballjen e parë me vettingun.

"Zegjine Çollaku, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Ju keni të drejtën e një përfaqësuesi ligjor..."

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kriterin e parë të rivlerësimit të pasurisë ajo rezulton me një bilanc negativ prej 7 milionë lekësh.

Në lidhje me këtë shifër avokati tha se është krijuar pasi një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave nuk  janë marrë në konsideratë, kjo dhe për shkak të ndryshimeve ndër vite në legjislaturë.

Megjithatë subjekti i rivlerësimt paraqiti para trupës gjykuese fakte të mbledhura që sipas tij justifikonin bilancin negativ.

Në kriterin e dytë, atë të pastërtisë se figurës, relatori deklaroi se në hulumtimet e kryera Zegjine Sollaku rezulton pa probleme.

Edhe për profesionalizmin nuk pati rezerva përjashto evidentimin vetëm të vonesave në zhvillimin e disa proceseve gjyqësore. Verdikti final pritet të jepet më 8 korrik.